Lippi e rekomandon Allegrin te Unitedi

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Kërkesat për shërbimet e ish-trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri, sa vijnë e shtohen. Dy klubet e mëdha evropiane, Bayern Munich dhe Manchester United duan që strategu italian t’i drejtojë skuadrat e tyre.

Pas largimit nga Zonja e Vjetër, 52-vjeçari ka bërë një pauzë, ndërsa interesimi është shtuar në ditët e fundit që pas shkarkimit të Niko Kovac nga bavarezët, si edhe nga mundësia e shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer nga Djajtë e Kuq që janë në pozitë të vështirë.

Një tjetër ish-trajner i Juventusit, Marcelo Lippi, beson se Allegri do të ishte shumë i suksesshëm në krye të Unitedit për të ngushtuar diferencën me Manchester Cityn dhe Liverpoolin në sezonet e ardhshme.

“Allegri do të ishte i mirë kudo dhe si një admirues i klubit anglez (Manchester United), do të dëshiroja që ai të angazhohej atje”.

“Manchester Unitedi është historia e futbollit anglez. Ka pasur vite të errëta, por klubi është fantastik, që nga zhveshtorja deri te lojtari, secili mund ta thotë se çfarë rëndësie ka të luash në Old Trafford”.

“Allegrin e konsideroj si një profesionist shembullor, i cili e ka stilin e Juventusit në gjak. Miqësia ime e madhe me (Sir Alex) Ferguson më lejon të them se ai do të ishte zgjedhja më e mirë për Unitedin”, ka deklaruar Lippi për Sportsmail

Të ngjashme