Liria mposht Flamurtarin, vetëm tre pikë larg kreut të tabelës

Prishtinë | 18 Mar 2018 | 16:02 | Nga

Liria ka shënuar fitore në kuadër 24 të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Prizrenasit triumfuan si mysafirë në stadiumin “Xhemail Ibishi” kundër Flamurtarit me rezultat 2-1.

Te dyja skuadrat arritën të tundin rrjetën e ekipeve kundërshtarëve në 45 minutshin e parë të ndeshjes.

Elvis Kaja kaloi në epërsi “Arpagjik’t” pas goditjes së topit me kokë në të 14 minutë të takimit.

Dhjetë minuta para përfundimit të pjesë së parë më së miri në zonën e rreptësisë së bardhezinjve u gjend Valton Zeqaj, e cili arriti të realizoi gol me kokë pas rivënies këndore.

Megjithatë, të besuarit e trajnerit Bledi Shkëmbi arritën të realizonin edhe golin e dytë që i solli tre pikë të vlefshme në luftën për titullin e kampionit.

Ishte sulmuesi Toungara që asistoi për mrekulli në të 66 minutë te sulmuesi Artur Magani, i cili pa menduar dy herë shënoi gol.

Zene Gavazaj pati rast ideal dy minuta para përfundimit të takimit të shënonte golin e tretë për mysafirët, por nuk u tregua i saktë para portës së kuqezinjve.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, takimi përfundoi në dobi të prizrenasve me rezultat 2-1.

Pas kësaj, Liria zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me 41 pikë ndërsa Flamurtari zbret në pozitën e 11 me 14 pikë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme