Liridon Latifi ftohet nga Kombëtarja e Shqipërisë

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 23:00 | Nga

Liridon Latifi ka marrë ftesën nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi për ndeshjet e tetorit.

Shqipëria takohet me Lihtenshtajnin dhe Spanjën.

Lojtari nga Kosova që aktivizohet me Skënderbeun për herë të parë u ftua nga Kombëtarja A. Lajmi u konfirmua për Supersport nga trajneri i Skënderbeut, Agostinelli.

Nëse Latifi luan në ndonjërën nga këto dy ndeshje, ai nuk mund të zgjedhë më Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme