Lirim Kastrati shijon pushimet me të dashurën kroate në Maldive

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, prej më shumë se një viti po shijon lidhjen e dashurisë me bukuroshen kroate, e cila në rrjete sociale është e njohur si ‘angieliciious’.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka shpërndarë me fansat në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Artisti, i cili ndiqet nga mijëra njerëz, tregon së fundmi se është duke shijuar pushimet në ishujt luksozë Maldive.

Reprezentuesi i Dardanëve po ashtu ka ndarë në InstaStory një fotografi të partneres, e cila shfaqet tërësisht e zhveshur në pjesën e sipërme në një paraqitje nga vaska e mbushur me trëndafila.

“Kjo është vajza ime”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, modelja nga Kroacia ka ndarë edhe disa imazhe të tjera provokuese në llogarinë e saj profesionale.

Theksojmë që Lirimi konfirmoi romancën e tij vitin e kaluar, saktësisht në Ditën e të Dashuruarve (14 shkurt).

Të ngjashme