Lirim Kastrati transferohet te Legia Warsawa

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Legia WarsaWa ka konfirmuar se ka transferuar Lirim Kastratin.

Reprezentuesi i Kosovës i është bashkuar gjigantit polak në formë huazimi nga Dinamo Zagreb.

Përmes një mesazhi në faqen e tyre zyrtare, Kastrati ka përshëndetur tifozët e klubit.

“Përshëndetje, unë jam Lirimi. Jam i lumtur që jam në Varshavë dhe mezi pres t’i takojë tifozët”, ka thënë ai në gjuhën shqipe.

Sulmuesi nuk ka udhëtuar me Kosovën drejt Gjeorgjisë, pasi kishte udhëtuar drejt Polonisë për t’i kryer testet mjekësore te skuadra e tij e re.

Të ngjashme