Lirola i bashkohet Marseillet

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Pol Lirola është përforcimi më i ri i Marseillet. Klubi nga Ligue 1, ka njoftuar të martën se ka arritur marrëveshje me Fiorentinan për huazimin e 23-vjeçarit dhe do të ketë të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit për dhjetë milionë euro.

Spanjolli Lirola, këtë edicion ka pasur 12 ndeshje në Serie A te Fiorentina kurse te Marseille do të jetë një përforcim i duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes. Lirola ka kontratë me Fiorentinan deri në vitin 2024 kurse karrierë ka bërë edhe te Sassuolo. “Klubi ynë, mirëpret Pol Lirolan”, ka shkruar Marseille në “Twitter”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme