Lista e Argjentinës për ndeshjes kualifikuese të Botërorit, Dybala e Icardi mbesin jashtë

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, e ka publikuar listën me lojtarët e ftuar në ekipin e tij kombëtar për dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës kundër Kilit dhe Kolumbisë.

Lista përbëhet nga shumë lojtarë që luajnë në klubet evropiane dhe përfshinë emrat të mëdhenj, transmeton Gazeta Express.

Në përgjithësi, Scaloni i ka ftuar 30 lojtarë, përfshirë veteranët Sergio Aguero, Lionel Messi, Angel Di Maria dhe Nicolas Otamendi.

Paulo Dybala i Juventusit dhe Mauro Icardi i PSG-së nuk janë ftuar.

Vendi i Dybalas në skuadrën e Argjentinës pak para Kupës së Amerikës është në rrezik serioz. 27-vjeçari mungoi shumicën e sezonit shkaku i lëndimit, por ai u rikthye javë më parë dhe është plotësisht i gatshëm për lojë.

Të ngjashme