Lista e gjatë me trajnerët e papunë, cilin do të donit ta shihni te Real Madridi?

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 10:41 | Nga Ekonomia Online
Real Madrid janë në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Julen Lopetegui.

Florentino Perez ditën e hënë ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin spanjoll, pas një serie me rezultate të dobëta në La Liga.

‘Los Blancos’ aktualisht po drejtohen nga Santiago Solari, por duket se argjentinasi nuk do të mbetet gjatë në krye të tyre.

‘Marca’ ka sjellë një listë të gjatë me emrat e trajnerëve të cilët janë të lirë dhe mund të marrin drejtimin e Real Madridit, përcjell ‘lajmi.net’.

Në listën e ‘Marca’ janë hiq më pak se 20 trajnerë, dhe më i pëlqyeri deri më tani për tifozët e Realit del të jetë ish lojtari i tyre, Guti.

Trajnerët e papunë që mund të angazhohen te Real Madrid:

Guti

Michel

Vicente del Bosque

Jup Heynckes

Michael Laudrup

Paco Jemez

Arsene Wenger

Quique Flowers

Claudio Ranieri

Antonio Conte

Laurent Blanc

Andre Vilas Boas

Hugo Sanchez

Leonardo Jardim

Louis van Gaal

Victor Sanchez

Roberto Di Matteo

Sam Allardyce

Martin Schmidt

Peter Bosz

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme