Lista e Kosovës për dy ‘finalet’ në Ligën e Kombeve

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i grumbullojë për dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve kundër Maltës si mysafirë, më 17 nëntor dhe kundër Azerbajxhanit, më 20 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për herë të parë janë ftuar portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Mirlind Kryeziu.

Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë mbahet të martën.

Pas katër ndeshjeve të para, Kosova kryeson në grupin e 3 në Ligën D me tetë pikë të grumbulluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme