Lista për ndeshjen me Kosovën përplas zyrtarët në Bullgari

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Plot befasi ka pasur në listën e parë të Krasimir Balakovit si përzgjedhës i Bullgarisë.

Legjenda Balakov të martën është zyrtarizuar si përzgjedhës i ri i Bullgarisë, ndërsa menjëherë të enjten ka shpallur listën për ndeshjet kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Çekisë dhe Kosovës.

Bullgaria luan me Çekinë më 7 qershor, ndërsa ndeshjen me Kosovën e luan më 10 qershor në Sofje. Balakov ka ftuar 27 lojtarë, ndërsa janë përfshirë emra të rinj, sidomos nga kampionati vendor, transmeton Koha Ditore.

Në të vërtetë shumica e lojtarëve të Bullgarisë luajnë në klubet e këtij vendi. Po ashtu janë kthyer disa lojtarë që kanë munguar ndaj Kosovës në barazimin 1:1 në muajin mars.

I pakënaqur me listën e Balakovit është shprehur presidenti i Slavia Sofjes dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës bullgare, Ventsi Stefanov.

Të ngjashme