Liverpool do të refuzojë çdo ofertë nga Reali për Salahun

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 08:10 | Nga

​Liverpooli nuk do ta shesë Salahun dhe do të refuzojë çdo ofertë të Los Blancos për egjiptianin.

Mohamed Salah është objektivi numër një i Real Madridin për afatin kalimtar të verës, pas sezonit mbresëlënës që po kalon në Anfield me Liverpoolin, i cili ka realizuar 43 gola në 47 takime në të gjitha garat.

Por, sipas Daily Mail, Liverpooli ka vendosur që të refuzojë çdo ofertë për egjiptianin, që e shohin si njeriun kryesor për të ndërtuar një projekt serioz për të ardhmen.

Raportohet se Real Madridi ka dy oferta për Të Kuqtë; një lojtar dhe 140 milionë euro, por nëse nuk pranon ekipi i Klopp, atëherë do të ofrojë deri në 200 milionë euro për egjiptianin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme