Liverpool ‘‘ekskursion’’ në Camp Nou

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 10:36 | Nga

Në mesin e tifozëve në Camp Nou në ndeshjen Barcelona – Borussia Moenchengladbach janë parë edhe figura të njohura nga bota e futbollit.

Ka qenë trajneri i Liverpool Jurgen Klopp që bashkë me një pjesë të ekipit ka qenë prezent aty për të parë triumfin e katalanasave 4:0.

Përveç trajnerit, janë parë edhe kapiteni Jordan Henderson, Adam Lallana, Roberto Firmino, James Milner, Lucas Leiva, Simon Mignolet dhe Alberto Moreno që panë shkëlqimin e Arda Turan që shënoi hat-trick.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme