Skuadra Liverpool është e gatshme që t’i hyjë betejës për ta nënshkruar sulmuesin francez, Kylian Mbappe.
Futbollisti 20 vjeçar ka dhënë një kontribut të madh në Paris Saint-Germain që nga koha kur transferua nga Monaco, mirëpo tani është krijuar përshtypja se ai nuk mund të rritet më shumë në PSG.
Tani Liverpool është i vendosur që ta sfidojë Real Madridin, sa i përket përpjekjes për t’i siguruar shërbimet e yllit francez.