Liverpool ka një lajm të keq për Real Madridin

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 09:43 | Nga
Liverpool nuk pret largimin e menaxherit Jurgen Klopp te Real Madrid.

Jurgen Klopp nuk do të emërohet trajner i ri i Real Madridit.

Drejtori i Liverpoolit, Christian Purslow ka insistuar se Klopp nuk do të largohet nga “Reds”.

“Nuk ka shans që Jurgen Klopp të joshet për largim nga Liverpool, marrë parasysh sezonin e sapo përfunduar”, deklaroi ai për mediat angleze, përcjell “lajmi.net”.

Klopp është shfaqur si objektiv i “Los Blancos” pas vendimit të Zinedine Zidane për largim nga posti i trajnerit te Real Madrid.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme