Liverpool nënshkruan me Elliott

Prishtinë | 28 Kor 2019 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e Harvey Elliott.

Anësori 16 vjeçar, Harvey Elliott, është lojtari më i ri që  i është bashkuar skuadrës së Jurgen Klopp.

Lajmin për zyrtarizimin e tinejxherit e ka konfirmuar faqja zyrtare e Liverpool, e cila njofton se lojtari do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen kundër Napoli.

Elliott ka regjistruar tri paraqitje sezonin e kaluar me Fulham.

Lojtari është vetëm 16 vjeç e 30 ditë. Nga ai pritet një e ardhme e ndritur.

Të ngjashme