Liverpool pret West Bromin në krizë, formacionet zyrtare

Prishtinë | 27 Dhj 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Liverpool pret sot në Anfield skuadrën në krizë për rezultate, West Bromwich Albion

Liverpool është në vendin e parë në Premier Ligë me 2 pikë më shumë se Everton në vendin e dytë dhe një fitore do ta largonte atë me pesë pikë më shumë se vendi i dytë.

Edhe pse luan me vendin e parafundit në ligë, Klopp ka startuar me një formacion të fuqishëm ku sulmit i prinë Mane, Salah dhe Firmino.

Xherdan Shaqiri është ftuar për këtë ndeshje por nuk ka startuar dhe është në bankën rezervë. 

Të ngjashme