Liverpool vazhdon me fitore

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 15:58 | Nga

Liverpool ka vazhduar serinë mbresëlënëse në fillim të këtij sezoni. Ata kanë arritur të shënojnë fitoren e katërt radhazi duke mposhtur si mysafir Leicester Cityn me rezultat 2-1.

“The Reds” që në fillim sulmuan, kështu duke arritur të shënojnë në minutën e 10’ të takimit përmes Sadio Mane.

Djelmoshat e Jurgen Klopp nuk u ndalën me kaq.

Ata arritën që në pushim të shkojnë më të qetë, kur Bobby Firmino në minutën e 45’ arriti të shndërrojë në gol krosimin e James Milner, kështu duke shkuar në pushim me dy gola epërsi.

Leicester në pjesën e dytë u hodhë në aksion, për të kërkuar golin që do tu kthente atyre shpresat për së paku një pikë, transmeton Klan Kosova.

Gabimin e portierit mysafir, Alisson,  arriti ta shfrytëzojë Madisson i cili këtë top e pasoi te Ghezzal i cili ngushtoi epërsinë në 2-1, rezultat i cili ishte edhe përfundimtar.

Xherdan Shaqiri në këtë takim u inkuadrua nga minuta e 70’ kur zëvendësoi Mohammad Salah.

Kjo fitore mban Liverpoolin në pozitën e parë në tabelën e Premier League me 12 pikë të mbledhura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme