Liverpooli afër Adrianit

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli pritet të transferojë ish-portierin e West Hamit, Adrian për të zëvendësuar Simon Mignolet.

Mignolet të dielën është zyrtarizuar te skuadra belge Club Brugge.

Adrian 32-vjeçar është në dispozicion si lojtar i lirë, pasi është liruar nga West Hami në verë.

Ai ka luajtur 150 herë gjatë gjashtë viteve te West Hami, të cilës skuadër i ishte bashkuar nga Real Betisi në vitin 2013.

Portieri spanjoll do të jetë rezervist i Alisson Beckerit te Liverpooli.

Adrian pritet të bëhet transferimi i tretë i Liverpoolit këtë verë, pas tinejxherëve Sepp van den Berg e Harvey Elliott.

Të ngjashme