Liverpooli barazon rekordin e Manchester Unitedit, Tottenhami ka harruar kur ka fituar trofe

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Liverpool ka arritur pas disa vitesh që ta barazojë Manchester Unitedin me trofe, pasi që të dyja tani kanë nga 42 sosh.

Fitorja 2-0 ndaj Tottenham Hostpurin në të shtunën e kaluan në finale të Ligës së Kampionëve, ka bërë që The Reds t’i barazojnë rivalët e tyre më të mëdhenj në Angli për nga ana e trofeve.

Tani, rivaliteti më i madh do të zhvillohet në mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, mirëpo skuadra e Jurgen Klopp mund t’i kalojë ata qysh në gusht, pasi do të përballet me Chelsean në Super Kupën e Evropës.

Nga ana tjetër, Tottenhami është skuadra që nuk ka fituar që një kohë të gjatë trofe, për dallim nga pesë klubet e tjera të mëdha, 4,118 ditë.

Pas Spurs,renditet Manchester United, që nuk ka arritur të fitojë trofe që 741 ditë, të ndjekur nga pas prej Arsenalit, që nuk ka shijuar tituj që 738 ditë.

Manchester City është në vendin e tretë, pasi kanë kaluar 17 ditë që kur e ka fituar FA Cupën, ndërsa në sezonin që lamë pas fitoi edhe Ligën Premier dhe EFL Cup (Carabao Cupën).

Chelsea është në vendin e dytë me gjashtë ditë pa fituar trofe, pasi që në sezonin që përfundoi arriti ta mposhte Arsenalin në finalen e Ligës së Evropës, gjersa Liverpooli ka tri ditë që nuk ka fituar trofe, që pas finales së Ligës së Kampionëve.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme