Liverpooli censuron Barcelonën

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Barcelona nuk do të mund të blejë futbollistë nga Liverpooli për 3 vjet.

Ky është lajmi më i fundit që vjen nga Spanja dhe më konkretisht nga radioja “Cadena Ser”.

Sipas kësaj të fundit, klubi anglez në momentin e transferimit të futbollistit brazilian te Barcelona, përfshiu një klauzolë në kontratë që i pengon kampionët e Spanjës të tentojnë të sjellin në Camp Nou lojtarë nga Liverpooli, klauzolë kjo që është respektuar në vitin e parë të saj dhe tani mbeten edhe dy vite të tjera.

Filipe Coutinho u transferua te Barcelona në janar të këtij viti pas një sërë tratataivash të vështira me “The Reds” që nisën në gusht të 2017, me katalanasit që nisën kërkimet për zëvendësimin e Neymar të larguar në drejtim të Paris Saint Germain, shkruan Top Channel.

Shifra prej 160 milionë eurosh për kartonin e futbollistit, kontrata e tij me pagë 14 milionë euro në sezon deri në 2023 dhe klauzola e zgjidhjes së saj prej 400 milionë eurosh, ishin faktorët kyçë që mundësuan transferimin e futbollistit te Barcelona në fillim të këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme