Liverpooli del me njoftim zyrtar, tregon lojtarët që do largohen

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Liverpool sapo ka bërë njoftim zyrtar për listën e lojtarëve që do largohen nga skuadra. Në mesin e tyre janë edhe të konfirmuarit, Sturridge e Moreno.

Poashtu, portieri i tretë, Adam Bogdan do të largohet nga skuadra.

Talenti i akademisë, Connor Randall që kishte tetë paraqitje nën udhëheqjen e Klopp do të largohet.

Lojtarët e akademisë, Juanma, Conor Masterson, Glen McAuley, Corey Whelan dhe Ben Williams gjithashtu do të largohen nga klubi.

Oferta të reja në skuadër u janë ofruar Bobby Adekanye, Daniel Atherton, George Johnston, Abdi Sharif dhe Edvard Tagseth.

Të ngjashme