“Liverpooli do ta shqyejë Arsenalin”

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Ish-mesfushori i Arsenalit, Paul Merson, ka thënë se Liverpooli do ta shqyejë Arsenalin në ndeshjen e tyre më 3 nëntor të këtij viti. Për më tepër, ai ka thënë se Arsenali është shumë me fat që kanë arritur ecuri prej dhjetë fitoreve.

Skuadra e Unai Emerys ka pasur një ecuri të mrekullueshme që prej dy disfatave në fillim të sezonit, kundër Chelseat dhe Manchester Cityt. Ata kanë arritur të sigurojë fitore në Premierligë, Evropa Ligë dhe Carabao Cup, transmeton Gazeta Express.

Në media është thënë se Arsenali, të cilët kishin rënë në formë mjaft shumë gjatë viteve të fundit nën drejtimin e Arsene Wengerit, mund t’i bashkohet garës për titullin e Premierligës, për shkak të paraqitjeve të mira që kanë pasur kohëve të fundit.

“Ata kanë bërë punë të mirë që kanë arritur t’i fitojnë 10 ndeshje radhazi, mos më keqkuptoni. Por, kur të ndeshen kundër Tottenhamit dhe Liverpoolit, dhe veçanërisht me Liverpoolin në Emirates, unë do të tronditesha nëse Liverpooli nuk fiton me të paktën një epërsi prej tri golave”, ka thënë Merson.

“Ata do ta shqyejnë Arsenalin. Unë jam duke tentuar ta kuptoj këtë ecuri të Arsenalit, sepse kanë fituar dhjetë ndeshje radhazi, por ata mund të kishin qenë duke humbur për shumë gola qysh në pjesën e parë të secilës nga këto ndeshje”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme