Liverpooli do të luajë brenda 24 orëve dy ndeshje në dy kontinente të ndryshme

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Është caktuar orari ndeshjes së Liverpoolit për çerekfinalen e Carabao Cup ndaj Aston Villas me 17 dhjetor. 

Tashmë ishte zyrtare që ndeshja gjysmëfinale në Kupën e Botës për klube dio të zhvillohej me 18 dhjetor.

Kjo i bie që ‘Reds’ do të përballen me dy ekipe të ndryshime në dy vende trë ndryshime brenda 24 orëve.

Liverpool e ka postuar një komunikatë në ueb faqen e tyre zyrtare për ta konfirmuar lajmin, duke njoftuar që do të luhet me dy skuadra të ndryshime në të dyja garat.

“Ne do të përdorim dy skuadra për të luajtur njëkohësisht, pasi me një skuadër do të jemi pjesëmarrëse në Kupën e Botës FIFA për klube në Katar dhe me një tjetër në Carabao Cup”, thuhet në deklaratën e tyre.

Klubi e ka falënderuar EFL për punën dhe angazhimin që datat të ndryshohen, por do të ishte në kundërshtim me rregulloren e konkurrencës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme