Liverpooli do t’i largojë pesë futbollistë në verë, Shaqiri i pari në listë

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli është në rrugë të mirë për ta rikthyer titullin e kampionit të Ligës Premier në Anfield.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp me fitimin e titullit do të bëjë edhe disa ndryshime në skuadër, ku pritet të largohen minimum pesë futbollistë.

Trajneri gjerman nuk lejoi largimin e asnjë lojtari në janar, pasi tha se dëshiron ta ketë grupin e plotë deri në përfundim të sezonit.

Por mediat angleze kanë zbuluar pesë lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e gjermanit për edicionin e ardhshëm.

Xherdan Shaqiri pritet të jetë lojtari i parë që do të largohet, pasi këtë edicion nuk kishte shumë hapësira, por që pati edhe shumë probleme me lëndime.

Gjilanasi mund të rikthehet në Bundesliga ku shumë skuadra e duan, megjithatë për të ka interes edhe nga skuadrat angleze, por edhe nga Turqia me Galatasarayn që insiston prej vitit të kaluar për transferimin e tij.

Portieri spanjoll Adrian gjithashtu do të largohet, ndërsa në këtë rrugë janë edhe mbrojtësit Dejan Lovren dhe Nathaniel Clyne.

Emri i fundit në listën e largimeve është ai i mesfushorit anglez Adam Lallana, kontrata e të cilit skadon në verë dhe The Reds nuk e kanë ndërmend t’ia vazhdojnë atë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme