Liverpooli e do Dembelen

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti francez pëlqehet nga trajneri Jurgen Klopp dhe mund të përfundojë në “Anfield Road”

Liverpooli është i interesuar për Ousmane Dembelen.

Futbollisti francez është i padobishëm në Barcelonë dhe mund të largohet prje aty qysh në janar.

E mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se futbollisti anësor mund të përfundojë në “Anfield Road”

Trajneri Jurgen Klopp e admiron lojtarin, të cilin e do tek “Reds” qysh në janar.

Kontrata e Dembeles me Barcelonën po shkon drejt fundit.

Ai ka dështuar ta tregojë veten në “Camp Nou” dhe largimi prej aty duket të jetë i pashmangshëm.

Për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit spekulohet se mund të përfundojë në Angli ose në Francë.

Të ngjashme