Liverpooli e ndoqi nga afër Brozovicin në derbi ndaj Milanit

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli thuhet se e ka shikuar nga afër Marcelo Brozovicin fundjavën e kaluar, pasi mesfushori i Interit ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh në marrëveshjen e tij të tanishme në San Siro.

Sipas mediumit FCInterNeës, një skaut nga Liverpooli ishte i pranishëm gjatë Derby della Madonnina, për të hedhur një vështrim nga afër të kroatit.

Brozovic është i lidhur me Nerazzurrët deri në qershor të 2022, por ka një klauzolë lëshimi në kontratën e tij që mund të aktivizohej vetëm nga klubet jashtë Italisë.

Lexo po ashtu:
Dramë, shtylla dhe gola – Interi e fiton me rikthim nderbin ndaj Milanit
Dramë, shtylla dhe gola – Interi e fiton me rikthim nderbin ndaj Milanit
Ylli kroat thuhet se ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh në kontratë dhe kjo shifër nuk shihet si pengesë për tu paguar nga Reds.

Interi thuhet se po punon për një marrëveshje të re me mesfushorin e tyre dhe tenton ta heq klauzolën e lëshimit, për ta lidhur atë në një marrëveshje të re deri në vitin 2024.

Lexo po ashtu:
Real Madridi interesohet për Brozovicin
Real Madridi interesohet për Brozovicin
Prania e Liverpooliit fundjavën e kaluar mund të përshpejtojë procesin dhe kjo i bën presion Nerazzurrëve të veprojë shpejt për të parandaluar lojtarin të largohet në Ligën Premier në një marrëveshje të volitshme.

Për lojtarin u raportua se interesim ka shprehur edhe Real Madridi, pasi kroati pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme