Liverpooli eliminohet nga FA Cup

Prishtinë | 27 Jan 2018 | 22:49 | Nga

Liverpooli është befasuar sonte në FA Cup, duke e u eliminuar në 1/16-tën e finales nga West Bromwich Albion.

Të Kuqtë u mposhtën në shtëpi me rezultat 2:3.

Ani pse filluan mirë, kur për ta shënoi Roberto Firmino, vendësit u surprizuan nga dy golat e shpejtë të Jay Rodriguez në minutat 7’ dhe 11’.

Për t’ua dhënë një goditje edhe më të rëndë, Joel Matip shënoi autogol në minutën e dytë të lojes shtesë së pjesës së parë.

Krejt çka Liverpooli arriti të bëjë në vazhdim, ishte goli i Mohamed Salah në minutën e 78-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme