Liverpooli fiton në sekondat e fundit, merr primatin në Premierligë

Prishtinë | 04 Dhj 2021 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat minimal 0:1 në udhëtim ndaj Wolves, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në Premierligë.

Pjesa e parë u mbyll ashtu edhe siç nisi, pa porta të tundura, por me shumë mundësi, sidomos nga mysafirët, shkruan Gazeta Express.

Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën 90+4 nga Origi.

Kështu, Liverpooli e shfrytëzon humbjen e Chelseat nga West Ham sot dhe e merr primatin në tabelë.

“Reds” tani kanë 34 pikë, një më shumë se Chelsea. 

Të ngjashme