Liverpooli futet në garë për Haalandin

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

“Reds” iu shtohen gjigantëve evropianë që e duan sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmundit.

Liverpooli është futur në garë për Erling Haalandin.

“Reds” kanë kërkuar informata nga Borussia Dortmundi për sulmuesin norvegjez.

Lajmin e ka bërë të ditur “Sky Deutschland”, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithashtu, interesim për sulmuesin e rrezikshëm kanë shfaqur edhe dy klubet spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona.

Lojtarin e duan edhe klubet tjera angleze, përfshirë këtu edhe Manchester Cityn dhe Chelsean.

Menaxheri Mino Raiola ka konfirmuar se verën tjetër klienti i tij mund të ndërrojë mjedis.

Për ta transferuar njërin prej sulmuesve më të mirë në botë, Dortmundi i kërkon deri në 150 milionë euro.

Të ngjashme