Liverpooli futet në garë për Ramosin

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Anglisë Liverpool synon transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos.

Sipas “Liverpool Echo”, gazetë e afërt me klubin anglez, drejtuesit e klubit janë duke e shqyrtuar mundësin e transferimit të Ramosit.

E ardhmja e mbrojtësit spanjoll mbetet e paqartë te Real Madridi, pasi lojtari nuk ka vazhduar ende kontratën që i skadon në fund të këtij edicioni.

Kampioni i Anglisë do të mundohet të shfrytëzojë situatën e krijuar për ta bindur lojtarin të transferohet në “Anfield”.

Për kapitenin e Real Madridit, interesim kanë shprehur edhe Manchester City, Juventusi, Manchester United dhe Paris-Saint-Germain.

Të ngjashme