Liverpooli i frikësohet largimit të Kloppit

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Trajneri aktual i “Reds” flitet se mund të emërohet përzgjedhës i Kombëtares së Gjermanisë

Liverpooli ka nisur të frikësohet se mund ta humbasë trajnerin Jurgen Klopp.

Mediumi britanik “Mirror” shkruan se trajneri gjerman mund të largohet nga kampioni aktual evropian dhe botëror për ta marrë në dorë Kombëtaren e Gjermanise.

Flitet se edhe vetë ish-trajneri i Borussia Dortmundit do ta pëlqente detyrën e përzgjedhësit.

“Reds”, nga ana e tyre, shpresojnë ta shohin Kloppin për shumë vite në “Anfield Road”, duke krijuar dinasti njëjtë si Sir Alex Ferguson në Manchester United dhe Arsene Wenger në Arsenal.

Klopp ishte mjaft i suksesshëm me Liverpoolin, të cilit është afër t’ia sjell titullin e kampionit të Premierligës pas një kohe të gjatë. 

Të ngjashme