Liverpooli, i gatshëm ta shesë Origin

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Divock Origi pritet të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni, edhe pse sulmuesi belg, ka kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2024.

Liverpooli është i gatshëm të shesë Origin, për të cilin ka shprehur interesim Wolvesi dhe disa klube të tjera. 25-vjeçari nuk ka pasur hapësirë të madhe këtë sezon te skuadra angleze që vazhdon të drejtohet nga trajneri Jurgen Klopp. Ai është paraqitur në vetëm 17 ndeshje në të gjitha garat, kryesisht si zëvendësues, duke shënuar një gol dhe ka bërë edhe dy asistime. Pjesë e Liverpoolit është që nga viti 2014, kur ishte transferuar nga Lille për 12 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme