Liverpooli ia hap dyert e kthimit Coutinhos

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli është i gatshëm ta kthejë Philippe Coutinhon në klub nga Barcelona, vetëm 18 muaj pasi ishte larguar.

Ylli brazilian Coutinho iu bashkua Barcelonës për një shumë rekord për klubin, 160 milionë euro, në janar të vitit 2018, por ka dështuar ta tregojë potencialin e tij.

Sipas Dialy Mirror, komentet e Coutinhos se ai kurrë nuk do t’i bashkohej Manchester Unitedit për shkak të respektit që e ka për ish-klubin e tij, ka ndikuar në qëndrimin e kampionit të Evropës karshi brazilianit.

Të kuqtë janë të gatshëm t’ia hapin dyert e kthimit Coutinhos, i cili nuk e ka gjetur veten në Camp Nou tash e 18 muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme