Liverpooli interesohet për Asension

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti anglez synon ta transferojë sulmuesin e Real Madridit, i cili është i pakënaqur me statusin aktual në ekipin e Carlo Ancelottit

Liverpooli ia ka vënë syrin Marco Asensios.

Sulmuesi spanjoll është i pakënaqur me rolin e tij aktual në Real Madrid.

Dhe, trajneri Carlo Ancelotti do ta lejonte atë të largohet nga Madridi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Për këtë siguron mediumi ABC, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi spanjoll i ka realizuar tre gola këtë sezon në gjashtë ndeshje të La Ligas.

Ai nuk ka arritur asnjëherë të lërë gjurmë në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkohë, e kanë përshkuar edhe lëndimet e kohëpaskohshme.


Të ngjashme