Liverpooli ka tre emra në listë për ta zëvendësuar Wijnaldumin

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Georginio Wijnaldum është larguar nga Liverpooli pas gjashtë viteve qëndrim në Anfield.

Mesfushori holandez u largua nga The Reds si futbollist i lirë dhe raportohet se do të zyrtarizohet te Barcelona.

Gjiganti anglez tanimë është duke menduar për ta gjetur zëvendësuesin e holandezit dhe trajneri Jurgen Klopp ka tre emra në listë.

Listës i prinë mesfushorit i Brighton,Yves Bissouma i cili ka shkëlqyer në Ligën Premier në dy vitet e fundit dhe njihet si mesfushor që shënon dhe asiston shumë.

Për të arritur deri tek Bissouma, The Reds do të duhet të shpenzonin mbi 40 milionë euro.

Në listë ndodhet edhe mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie i cili gjithashtu ka pasur një vit fantastik me Milanin.

Ndërkohë emri i tretë në listë në rast se nuk arrihet njëri nga Bissouma e Kessie është Andre-Frank Zambo Anguissa që është aktivizuar me Fulhamin.

Qëllimi i The Reds është që ta kompletojë transferimin e njërit nga lojtarëve në fillim të muajit qershor.

Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që transferimet të bëhen më herët pasi dëshiron që t’i ketë lojtarët që nga fillimi i fazës përgatitore.

Të ngjashme