Liverpooli mban kreun me fitore të vështirë ndaj Sheffieldit

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli ka marrë tre pikë shumë të vështira në udhëtim te Sheffield Unitedi.

Skuadra e Jurgen Kloppit e fitoi këtë ndeshje me rezultat minimal, 0-1, transmeton Koha.net.

Ishte Wijnaldum që shënoi falë një gabimi të portierit Henderson në minutën e 70.

Të dyja skuadrat krijuan raste të pastra shënimi por pa efikasitet. Vlen të theksohen dy rastet kur Salah e Mane dolën ballë për ballë me portierin kundërshtar por nuk arritën të shënojnë.

Me këtë fitore Liverpooli ruan bilancin e 100 për qind, me 7 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, duke e mbajtur kreun e tabelës me 21 pikë. Sheffieldi në vendin e 12-të ka tetë pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme