Liverpooli mendon për transferimin e Joaquin Correas nga Lazio

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Joaquin Correa mund të largohet nga Lazio në verë për tu transferuar në Ligën Premier.

Argjentinasi është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë me Lazion dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Kampioni në fuqi i Evropës, Liverpool po interesohet për transferimin e Correas në Anfield.

Në fakt është trajneri Jurgen Klopp që e pëlqen jashtëzakonisht 25-vjeçarin dhe ka kërkuar afrimin e tij.

Correa këtë edicion ka shënuar tetë gola me fanellën e Lazios, teksa ka asistuar edhe në katër të tjerë.

Lazio e kishte blerë dy vite më parë argjentinasin nga Sevilla për 15 milionë euro, ndërsa tani është gati ta lë të lirë për 30 milionë.

E falë paraqitjeve të mira me Biancocelestet, Correa është rikthyer edhe në Kombëtaren argjentinase.

Të ngjashme