Liverpooli mund të hetohet për ndeshjen ndaj Arsenalit

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli duke se i ka nxjerr punë vetës për shtyrjen e ndeshjes ndaj Arsenalit në kuadër të EFL Cup.

Sipas asaj që raporton gazetari Simon Hughes, The Reds kishin bërë kërkesë te autoritetet e futbollit anglez që ky takim të shtyhej shkaku i rasteve me COVID-19.

Mirëpo, bëhet e ditur se Liverpooli mund ta pësoj keq, pasi në gjetjet e bëra, ata kishin vetëm një rast me coronavirus.

Kështu, skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp mund të eliminohet nga gara dhe të gjobitet me të holla.

Në anën tjetër, Arsenali do të merrte një fitore me rezultat zyrtar 3-0, për të kaluar në rrethin tjetër të garës që ndryshe njihet si Carabao Cup.

Mbetet të shihet nëse Liverpooli ka gënjyer në raport dhe qëllimisht e ka shtyrë ndeshjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme