Liverpooli mysafir i Crystal Palaces, formacionet zyrtare

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli synon t’ia vazhdojë presionin për kreun e tabelës në Premierligës Manchester Cityt.

“Të Kuqtë” sot kërkojnë fitore në ndeshjen e javës së 23-të në udhëtim te Crystal Palace, shkruan Demokracia.com.

Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp janë në pozitën e dytë me 45 pikë, ndërsa kanë mbetur prapa Cityt 12 pikë.

Në ndërkohë, edhe skuadra londineze synon të befasojë mysafirët në mënyrë që të grumbullojnë sa më shumë pikë, derisa renditen në vendin e 13-të me 24 pikë.

Ndeshja ndërmjet Crystal Palaces dhe Liverpoolit nis nga ora 15:00.

Formacionet zyrtare:

Crystal Palace: Guaita, Ward, Guehi, Andersen, Mitchell, Hughes, Schlupp, Gallagher, Olise, Mateta, Edouard.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Jones, Oxlade-Chamberlain, Jota, Firmino.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme