Liverpooli nuk i ndahet Strakoshës, gati oferta e re

Prishtinë | 23 Qer 2018 | 17:04 | Nga

Liverpooli po vazhdon ndjekjen e portierit të Lazios, Thomas Strakosha, me një ofertë të raportuar me vlerë 30 milionë euro plus bonuse.

Reds janë në kërkim të një portieri të ri pasi Loris Karius dëshpëroi me dy gabime të mëdha në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Kështu, me Karius dhe Simon Mignolet që nuk po bindin, drejtuesit e klubit anglez kanë kthyer gjithë vëmendjen në Serie A.

Sipas mediumit anglez Daily Mirror, ekipi i Ligës Premier është i bindur se Strakosha është objektivi i tyre kryesor për portën.

23-vjeçari është një reprezentues i Shqipërisë dhe ka qenë zgjedhja e parë në Stadio Olimpico për dy sezone radhazi, transmeton Telegrafi.

Është raportuar se propozimi i Reds tani qëndron në 30 milion euro, por me disa bonuse që mund të arrijë çmimi prej 35 milionë eurosh.

Strakosha është nën kontratë deri në qershor të vitit 2022 dhe Lazios i kushtoi vetëm 75 mijë euro nga Panionios në vitin 2012.

Për portierin shqiptar interesim ka shprehur edhe skuadra gjermane, Bayer Leverkusen, të cilët kanë ofruar 30 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme