Liverpooli nuk planifikon asnjë transferim për fazën defanzive në janar

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli duket se nuk po planifikon të transferojë mbrojtës në afatin kalimtar të janarit.

The Athletic raporton se The Reds nuk duan të bëjnë shpenzime për fazën defanzive, edhe pse kanë shumë lëndime.

Virgil van Dijk, Andy Robertson, Joe Gomez, Trent Alexander-Arnold, Fabinho dhe së fundmi Jordan Henderson, kanë pësuar që të gjithë lëndime.

Van Dijk dhe Gomez duket se do të mungojnë për një kohë të gjatë, duke e lënë Liverpoolin në një pozitë mjaftë të vështirë.

Dayot Upamecano i RB Leipzigut dhe Kalidou Koulibaly i Napolit lidhen me një kalim në Anfield, mirëpo në janar nuk duket se do të ndodhë një gjë e tillë.

Jurgen Klopp do të mbështete edhe në lojtarët e akademisë, për të kaluar këtë periudhë të vështirë me lëndime të shumta në mbrojtje./ Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme