Liverpooli nxjerr në shitje Shaqirin

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri është njëri prej shtatë futbollistëve që pritet të largohet nga skuadra e Liverpoolit pas përfundimit të këtij sezoni, ka shkruar “The Sun” të enjten.

Bëhet e ditur se te Liverpooli kanë vendosur që ta nxjerrin Shaqirin në shitje këtë verë dhe për kartonin e tij, po shpresojnë të marrin një ofertë deri në 15 milionë euro.

Shaqiri këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet dhe kjo ka bërë që në klub mos të llogaritin në shërbimet e tij për sezonin tjetër. Shaqiri 29-vjeçar këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime në 19 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat. Ai është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2018 kurse me kampionin e Anglisë, ka kontratë deri në vitin 2023. Shaqiri karrierë ka bërë edhe te Stoke City, Interi, Bayerni e Baseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme