Liverpooli ofron 90 milionë euro për portierin e gjigantit spanjoll

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 09:02 | Nga

Liverpooli i ka rritur përpjekjet për ta transferuar portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak.

Skuadra e Jurgen Klopp i ka ofruar plot 90 milionë euro për transferimin e portierit slloven në “Anfield”, sipas Don Balon, përcjell Gazeta Express.

“Të kuqtë” pritet ta sjellë në skuadër një zëvendësues të Loris Karius gjatë fatit kalimtar veror, pas paraqitjes së tmerrshme të Kariusit në finale të Ligës së Kampionëve.

Oblak është objektiv afatgjatë i Liverpoolit dhe ka klauzolë në vlerë prej 100 milionë euro në kontratën e tij me Atleticon.

Liverpooli ofron 90 milionë euro për portierin e gjigantit spanjoll

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme