Raportohet se Liverpooli ka nisur punën për transferimin e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.
The Telegraph raporton se fansat e Liverpoolit janë të entuziazmuar nga mundësia për të transferuar Mbappen e kjo mundësi raportohet të jetë rritur me shanset që sponsori i ardhshëm i klubi anglez pritet të jetë Nike.
Liverpooli madje ka fituar procesin gjyqësor ndaj Neë Balance dhe preferohet Nike si sponsor i ardhshëm me një marrëveshje jashtëzakonisht fitimprurëse për kampionin e Evropës, transmeton Koha.net.
Madje tifozët e Liverpoolit që nga e premtja kanë filluar të përdorin në rrjetet sociale hashtagun “#Mbappe2020”.
Kujtojmë se 20 vjeçari francez është nga ambasadorët e Nike-s.