Liverpooli për një kohë do të mbetet pa Alisson Becker

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Portieri i parë i Liverpoolit, Alisson Becker, nuk do të jetë pjesë në ndeshjen me Bournemouthit që pritet të zhvillohet të shtunën, transmeton Klan Kosova.

Trajneri i ekipit, Jurgen Klopp, gjithashtu deklaroi se Beckëer nuk do të jetë pjesë as edhe në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

“Ai e kishte një incident të vogël në stërvitje para ndeshjes kundër Chelseat. Ne të gjithë menduam se s’ishte asgjë e madhe dhe ishte e qartë se ai nuk do të luante në atë ndeshje. Plani kishte qenë që ai të ishte në stol”, ka thënë Klopp.

BBC shkruan se portieri pushim e kishte edhe në ndeshjen e zhvilluar me Chelsean.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme