Liverpooli po interesohet për transferimin e Zaniolos

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli është duke menduar të bëjë ofertë për transferimin e ylli italian të Romës, Nicolo Zaniolo, shkruan “Il Sussidiario”.

Zaniolo 20-vjeçar vlerësohet lartë dhe është duke u kërkuar edhe nga Manchester Unitedi e Tottenhami. Kontrata e Zaniolos me Romën skadon në verën e vitit 2024. Ai i është bashkuar Romës nga Interi në verën e vitit 2018 për 4.5 milionë euro.

Zaniolo me Italinë i ka luajtur pesë ndeshje dhe i ka realizuar dy gola.

Të ngjashme