Liverpooli prin në garën për Phillips

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Leeds United mund të përfundojë në “Anfield Road” gjatë verës së ardhshme

Liverpooli është duke e udhëhequr garën për transferimin e yllit të Leeds Unitedit, Kalvin Phillips.

Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Star”.

Manchester United po ashtu ka shfaqur interesim për mesfushorin anglez.

Mirëpo, duket se 25 vjeçari nuk dëshiron të transferohet në “Old Trafford” duke e pasur parasysh rivalitetin e moçëm të këtij klubi me Leedsin.

Pra, Liverpooli mund të jetë zgjedhja e parë për përfaqësuesin anglez për destinacionin e ardhshëm.

Mirëpo, ai ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024.

Dhe ndërkohë, klubi anglez dëshiron t’i nisë bisedimet për vazhdimin e kontratës me yllin e tij.

Të ngjashme