Liverpooli pritet t’i vendosë çmim të lartë Gomezit

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli planifikon t’i vendosë çmim të lartë në klauzolën e mbrojtësit anglez, Joe Gomez.

Mirror raporton se një gjë e tillë vjen pas interesimit të shprehur nga Arsenali dhe Tottenhami, transmeton Koha.net.

22 vjeçari në këtë edicion nuk ka luajtur shumë ndeshje, pasi në rolin e mbrojtësit të krahut i padiskuteshëm është Trent Alexander-Arnold kurse në qendër përkrah Van Dijkut trajneri i të kuqve e ka preferuar Joel Matipin në këtë sezon.

Por, përkundër kësaj Jurgen Klopp dëshiron ta ketë në radhët e veta mbrojtësin anglez.

Të ngjashme