Liverpooli publikon listën kundër Hoffenheimit, Coutinho nuk është

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 13:45 | Nga

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka publikuar listën prej 22 lojtarëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndaj Hoffenheimit.

Pjesë e kësaj liste nuk është ylli i skuadrës Philippe Coutinho, i cili thuhet se vuan nga një lëndim në shpinë.

Por, shumë media në Angli shkruajnë se arsye e vërtetë e mungesës së tij është mundësia e transferimit në Barcelonë.

Ndeshja ndërmjet Hoffenheimit dhe Liverpoolit do të zhvillohet nesër (e martë) në Gjermani nga ora 20:45.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Klopp: Alexander-Arnold, Moreno, Lovren, Milner, Wijnaldum, Henderson, Can, Mane, Salah, Firmino, Kent, Solanke, Origi, Gomez, Klavan, Flanagan, Robertson, Matip, Grujic, Mignolet, Karius, Ward.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme