Liverpooli rikthen interesimin për Mbappen

Prishtinë | 26 Qer 2021 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli e ka rikthyer interesimin për Kylian Mbappen dhe në këtë verë do të tentojnë me ofertën e parë.

The Reds ka kohë që kanë projektuar transferimin e francezit, mirëpo kartoni i tij është shumë i shtrenjtë.

Sipas asaj që raporton Marca, Liverpooli duhet të shesë fillimisht disa lojtarë, në mënyrë që të përballojë blerjen e Mbappes.

Klubi anglez thuhet se ka kontaktuar Paris Saint-Germainin që të pyes se sa kushton sulmuesi francez.

Mbappe ende nuk ka nënshkruar kontratën e re me klubin nga Parisi dhe thuhet se nuk beson më në projektin e tyre që të fitojnë trofe të mëdhenj.

PSG ka bërë të ditur se ata nuk duan ta shesin lojtarin, mirëpo në fund do të jetë dëshira e tij se ku dëshiron të luajë.

Të ngjashme